E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 200 milionë euro janë borxhet e kompanive ndaj ATK-së

Më se 200 milionë euro janë borxhet që shumë kompani i kanë mbetur Administratës Tatimore të Kosovës. Shumë prej këtyre kanë mbetur qysh prej se ka përfunduar lufta dhe Kosova ishte vendosur nën administrimin e UNMIK-ut. Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, thotë se borxhet e vjetra vazhdimisht janë duke u ulur, por probleme janë duke paraqitur borxhet që kanë mbetur para 2008-ës, transmeton KTV.

Pamundësia e mbledhjes së këtyre borxheve duket të ketë ndikuar që kjo agjenci e mbledhjes së tatimeve të ndërmarrë masa për të mos lejuar rritjen e borxheve të tjera. Drejtori Haliti ka thënë se nuk janë duke lejuar që borxhet e reja të kalojnë 10% të tatimeve të mbledhura. Sa i përket mbushjes së buxhetit për këtë vit, një nga rreziqet kryesore për ATK-në është edhe mos arritja e parashikimeve për zhvillimin ekonomik. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›