VV aksion pastrimi afër Ujëvarës së Mirushës

Vetëvendosje në Malishevë sot ka ndërmarrë një aksion simbolik për të pastruar zonën në afërsi të Ujëvarës së Mirushës.
Ujëvara e Mirushës është ndër pikat më të rëndësishme turistike në Kosovë. Mirëpo fatkeqësisht sikurse edhe në sferat e tjera të jetës shoqërore e publike, edhe këtu nuk ka munguar “përkujdesja” e pushtetit në degradimin e kësaj pasurie natyrore. Aksioni i sotëm ka për qëllim bërjen me dije se si shfrytëzimi i pasurive natyrore nuk duhet të bëhet vetëm për organizime ahengjesh të lidhura me përfitime tenderësh, por para së gjithash me angazhim në mirëmbajtjen e tyre, duke filluar nga gjëja më e thjeshtë, që është pastrimi./Indeksonline/