E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 25 mijë persona për 1.600 vende pune

Konkursi për punësimin e 1.600 personave me rrezik social, do të lërë të zhgënjyer të paktën 23 mijë qytetarë të po kësaj kategorie në Maqedoni.

Ky numër mund të rritet ende, nëse dihet se interesi i qytetarëve me status të rrezikuar social, është shumë i lartë për vendet e punës të shpallura nga Qeveria.

Drejtuesit e NP “Makedonski shumi”, nëpërmjet së cilës do të bëhet punësimi, kanë informuar se deri ditën e sotme, janë paraqitur mbi 25 mijë persona.

Drejtori i Ndërmarrjes, Zharko Karaxhoski, ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme kishin mbërritur rreth 1.700 aplikime, transmseton zhurnal. 

Përpunimi i aplikimeve do të fillojë nga dita e hënë, ndërsa kandidatët e pranuar do të sistemohen në ato institucione ku ka vende të lira pune.

E gjithë procedura duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›