E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për pak shmangët përplasja e dy aeroplanëve

Dy aeroplanë kaluan shumë pranë dhe për pak nuk u përplasën në ajër mbi New York, duke rrezikuar jetën e qindra udhëtarëve, raportoi të premten rrjeti televiziv CNN.

Të dy aeroplanët u ulën pa probleme në destinacionet e tyre më 13 qershor, por sipas rrjetit amerikan, ishte një çështje fati që nuk ndodhi ndryshe.

Sipas të dhënave, një Boeing 747, me qindra udhëtarë, dhe një Embraer, aeroplan i prodhimit brazilian, me rreth 70 persona në bord, kaluan fare pranë njëri-tjetrit në qiellin mbi New York, teksa ishin secili në fazë uljeje në dy aeroportet më të mëdha të këtij qyteti shumëmilionësh, "J.F. Kennedy" dhe "La Guardia", transmeton TCH.

Saktësisht, avionët u shkëmbyen në një distancë prej disa qindra metrash horizontalisht dhe ishin pothuajse në të njëjtën lartësi, kur u rrezikua fatkeqësia, një afërsi e pazakontë dhe tepër e rrezikshme në aviacion.

Agjencia Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur hetimet për të përcaktuar se përse kjo përplasje fatale u rrezikua në një prej hapësirave ajrore më të monitoruara të vendit. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›