E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 30 ndërhyrje kirurgjikale në ditë te Kirurgjia e Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se mbi 30 ndërhyrje kirurgjikale realizohen çdo ditë në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive, përfshirë edhe raste që kërkojnë ndërhyrje komplekse.

QSUT, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se puna në bllokun operator zhvillohet mbi parimet e kujdesit, cilësisë dhe bashkëpunimit në ekip, me synim ofrimin e shërbimit të nevojshëm për pacientët.

“Ekipet kirurgjikale dhe infermierore, nën drejtimin e prof. Arben Gjatës, prof. Arvin Dibrës, prof. Rezart Xhanit dhe prof. Krenar Lilajt, punojnë në koordinim të plotë për menaxhimin e rasteve kirurgjikale”, thuhet në njoftim.

Blloku Operator i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive mbulon një gamë të rasteve kirurgjikale, duke përfshirë edhe ndërhyrje me kompleksitet të lartë.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›