E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla e re “Gjokë Doçi” në Mallakastër, klasa të reja dhe hapësira sportive për nxënësit

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Shkolla e re “Gjokë Doçi” në Mallakastër ka hapur dyert për mbi 300 nxënës e mësues.

Ky objekt i ri arsimor është ndërtuar me klasa e laboratorë funksionalë, si dhe me palestër moderne, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për mësimdhënie cilësore dhe aktivitete jashtëshkollore.

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re, ku nxënësit e nisën vitin me klasa të reja, hapësira sportive dhe ambiente dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar aktivitete edhe përtej orarit mësimor

Investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me bashkinë Mallakastër, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin.

Shkolla “Gjokë Doçi” pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit në zonë, duke u ofruar nxënësve hapësira bashkëkohore dhe mundësi më të mira për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të tyre.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbështetje të komunitetit dhe në krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›