Mbi 300 mije te evakuuar per tajfunin Man-Yi ne Japoni
Autoritetet japoneze kanë vendosur gjendjen e alarmit për shkak të kushteve të jashtëzakonshme metereologjike, që kanë kulmuar me ardhjen e tajfunit të fuqishëm Man – Yi i cili po përshkon arqipelagun, me shira dhe erëra që kanë vendosur rekorde të reja.
Tajfuni ka goditur deri tani prefekturën e Aicit, jug të ishullit kryesor japonez, Honsu, duke shkaktuar 3 viktima, 5 të zhdukur dhe me qindra të plagosur.
Por gjendje alarmi është vendosur edhe në qendrën bërthamore të Fukushimës. Nëpunësit e impiantit kanë nisur përgatitjet që të dielën për mbërritjen e stuhisë tropikale për të evituar që uji i ndotur të derdhet jashtë.
Men-i është tajfuni i 18 që godet Japoninë në këtë sezon.
Erërat arrijnë një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë, duke krijuar një situatë të paprecedentë sipas Agejncisë metereologjike.
Në total në rajonin jug lindor dhe në provincat e Kiotos dhe Osakës do të evakuohen afërsisht 500 mijë banorë.