Barroso Reformat muajt e ardhshem vendimtare per statusin e vendit
Javët e ardhshme janë kritike. Presidenti i Komisionit Europian Barroso thotë se Shqipëria mund ta marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat, por kjo do të varet nga qeveria e re.
“Mendoj se Shqipëria mund te marre statusin e vendit kandidat brenda vitit. Pra eshte i arritshem kete vit. Por nevojiten ende disa përpjekje. Shqiperia ka ndermarrë disa hapa të rëndësishëm në drejtësi dhe reformën e administratës publike si dhe rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. Kjo u arrit në legjislaturën e mëparshme dhe për këtë dua të përgëzoj përpjekjet e qeverisë së mëparshme dhe opozitës së atëhershme. Fakti që këto zgjedhje u cilësuan të lira dhe të ndershme ishte një sinjal shumë i rëndësishëm në këtë vlerësim”, u shpreh Barroso.
Edhe Kryeministri Edi Rama e pranoi se tani i takon ekzekutivit të tij që të bëjë pjesën që i takon.
“Po, ka ceshtje te mbetura pezull por ne nuk fillojme nga zero. Procesi i integrimit nuk fillon tani, nuk fillon me kete qeveri. Qeveria e më parshme ka bërë aq sa mundi. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe objektivi është i arritshëm dhe kemi shumë besim se do ta arrijmë objektivin. Shpresoj se me mbështetjen e Komisionit, të shqiptarëve dhe shpresoj edhe të opozitës, do të marrim lajme të mira për vendin tonë nga Brukseli”, deklaroi Rama.
Për Barroson, integrimi europian duhet të jetë një project gjithpërfshirës dhe kërkoi nga Rama dialog konstruktiv me opozitën.
“I theksova gjithashtu kryeministrit Rama se integrimi në bashkimin europian duhet të jetë një përpjekje vërtetë kombëtare, një projekt gjithëpërfshirës. Integrimi europian nuk është vetëm i kësaj apo asaj partie. Mendoj se angazhimi i vazhdueshëm dhe dialogu politik konstruktiv, janë thelbësore për suksesin e Shqipërisë. Ka një konsensus vërtetë shumë të gjerë mes qytetarëve shqiptarë mbi integrimin europian dhe me të drejtë presin nga politikanët, nga liderët e tyre, që të bashkojnë përpjekjet për të arritur këtë qëllim”, nënvizoi Presidenti i KE.
Kryeministri i ri pohoi se platforma e gjithëpërfshirjes politike do të jetë parlamenti.
“Jemi votuar për të ndryshuar vendin për mirë dhe ta ndryshosh vendin për mirë, jam shumë dakort me ju, do të thotë ta kthesh parlamentin në një platformë gjithëpërfshirjeje, dhe jo përjashtimi sic ka qenë. Do të thotë të transformosh atë të integrimit europian në një proces reformash dhe implementimi”, garantoi Rama.
Barroso kërkoi që reformat të përshpejtojnë. Shtet i të drejtës dhe luftë kundër korrupsionit ishin fjalët kyçe. Reforma strukturore priten nga Brukseli edhe në sektorin ekonomik, i cilësuar nga Barrosi si i dobët. Një mjedis më pozitiv për biznesin ishte gjithashtu ndër kërkesat e Barroso.
Kryeministri Rama takon kreun e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Rasmussen Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. “Ne kemi forcat me te mira dhe te nderlidhura ne historine e NATO-s dhe duhet ti mbajme ato se bashku për të qenë gati për tu përballur me cfarëdolloj sfide. Kjo është shumë e rëndësishme ne nje kohe kur të gjitha vendet tona përballen me vështirësi ekonomike. Prandaj kemi nevojë të punojmë sëbashku për ti ofruar qytetarëve tanë vlerat më të mira të bashkëpunimit. Zoti Kryeministër unë e di se mund të mbështetem tek ju dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, vuri në dukje Rasmussen. Gjatë takimit Rama konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet e të saj në NATO. “Ka qenë një nder i madh të pritem nga ju. Dua të nënvizojë faktin se Shqipëria do të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate dhe do të përmbushë gjithmonë detyrimet e saj, te cilat i kemi marrë përsipër prej kohësh. Ju duhet të jeni të sigurt se ne do të mbëjmë më të mirën për të qenë në lartësinë e reputacionit e kësaj organizate, si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit”, deklaroi Rama.
Prezantimi i Ramës në PE, lufta kundër korrupsionit pa përgjigje
Edi Rama është përgëzuar nga eurodeputetët për mandatin e tij të parë si Kryeministri i Shqipërisë por në fund të debatit të zhvilluar në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, eurodeputetët kanë mbetur pa përgjigjje për çështjet thelbësore të integrimit Europian të Shqipërisë. Interesit të veçantë të eurodeputetëve, se si do ta luftojë qeveria e re luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri Rama i është përgjigjur me një fjali: duke modernizuar organizma të rëndësishëm qeveritarë si agjensitë dhe hallka të tjera të rëndësishme. Kjo ishte pyetja e shumicës së eurodeputetëve, të cilët mbetën pa përgjigje konkrete. Të njëjtin fat pati edhe pyetja e eurodeputetit Jelko Kacin që e pyeti kryeministrin Rama, se si ai do të luftojë korrupsionin në partinë e tij. Annemie Neyts, eurodeputete: Për të dalë pak nga euforia e epokës së re në Shqipëri për të cilin po flisni, si do ti ndërtoni marrëdhëniet me forcat e tjera politike dhe me shoqërinë civile dhe si do ta luftoni korrupsionin ? Tanja Fajon: Ashtu siç tha edhe kolegja tjetër Anna, edhe pyetja ime ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, fenomen të cilit ne po i kushtojmë një rëndësi të madhe në komisionin e lirive civile. Do të desha të dija, se ç’farë idesh konkrete keni për luftën kundër korrupsionit? Jelko Kacin: Pak vite më parë në periudhë zgjedhjesh ju na thatë që keni vështirësi ti demaskoni njerëzit e partisë tuaj në qendrat e votimit me frikën se ato do të korruptoheshin shumë shpejt nëse zbuloheshin shpejt. Luftë kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht korrupsionit ishte ajo që i dha një shans Serbisë të ecë shpejt përpara. Do të desha të dëgjoja se si do ta luftoni ju konkretisht korrupsionin brenda partisë tuaj. Edi Rama: Krimi organizuar dhe korrupsioni nuk është diçka që zhvillohet brenda kufinjve. Është fenomen që i kapërcen kufinjtë. Është si reklama e Nokias : Lidh njerëzit. Për ta luftuar ne duhet të modernizohemi dhe të kemi ndërlidhje. Përgjigjja e duhur kundër korrupsionit është modernizimi. Eurodeputetët u interesuan gjithashtu për një sërë problemesh që kanë pritshmëri të larte në institucionet evropiane, sidomos dialogu politik me opozitën, marredhëniet ne rajon dhe ekonomia e vendit Eduard Kukan: Guxoj të them, se testi i zgjedhjeve u kalua me sukses dhe kalimi i pushtetit u bë në një rrugë të civilizuar. Tani është e domosdoshme që dialogu të ruhet mes faktorëve politikë edhe në të ardhmen. Pa këtë dialog, avancimi i Shqipërisë do të jetë shumë i vështirë .