E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 34 mijë vizitorë në katër muaj, Kalaja e Gjirokastrës ndër më të frekuentuarat në vend

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shqipëri, duke regjistruar rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale statistika që tregojnë fluksin në rritje të vizitorëve muaj pas muaji në kalanë e njohur si Kalaja e Argjirosë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, gjatë periudhës janar-prill 2026, Kalaja e Gjirokastrës është vizituar nga 34 186 persona, ose 132% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo kala renditet mes pesë kështjellave më të frekuentuara në vend nga turistët vendas dhe të huaj.

“Se kur thua Gjirokastra, i ke thënë të tëra”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të gurit.

Kalaja e Gjirokastrës mbetet një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një pikë referimi për turizmin kulturor në Shqipëri.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›