Mbi 50 000 fermerë përfitues nga Skema Kombëtare 2025, vijojnë pagesat

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se, po vijon për fermerët disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.
Sipas AZHBR-së, deri më sot, 50201 fermerë kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa pagesat për fermerët e tjerë janë ende në proces.
Skema Kombëtare 2025 përfshin mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), sektorin e bletarisë, fara, fidanë dhe inpute bujqësore, bimë mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP si edhe subvencione me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
AZHBR thekson se qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove të prodhimit për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas, duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor.
/e.xh/r.e/
