Mbi 54 mijë pacientë përfituan fishat e diabetit falas në gjashtë muajt e parë të 2026-ës, mbi 340 mijë recetat e rimbursueshme

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Mbi 342 mijë pacientë përfituan recetën me rimbursim gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa mbi 54 mijë të tjerë përfituan fishat e diabetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se, përmes zgjerimit dhe forcimit të skemave mbështetëse, vijon të garantojë akses më të lehtë në trajtim dhe kujdes shëndetësor për qytetarët në të gjithë vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, ministria publikoi të dhënat për periudhën janar–qershor 2026, sipas të cilave 598 pacientë përfituan paketën e stomës, 54 439 pacientë përfituan fishat e diabetit dhe 342 136 pacientë përfituan recetën me rimbursim.
Ministria theksoi se zgjerimi i skemave mbështetëse synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në shërbimet dhe trajtimin shëndetësor në të gjithë vendin.

/r.e/