Kozeta Miliku, studiuesja shqiptare e përzgjedhur nga gazeta kanadeze “The Globe and Mail”

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Studiuesja shqiptare nga Korça, Kozeta Miliku është përzgjedhur nga gazeta kanadeze “The Globe and Mail” mes studiuesve të rinj më të spikatur në Kanada, për kontributin e saj në kërkimet shkencore mbi shëndetin e fëmijëve.
Miliku, e cila e ka nisur rrugëtimin e saj akademik në Shqipëri dhe sot është pedagoge në Universitetin e Torontos, po udhëheq studime mbi ndikimin që ushqyerja dhe faktorët e hershëm të jetës kanë në obezitetin dhe sëmundjet kronike te fëmijët.
Kërkimet e saj synojnë të sjellin të dhëna dhe përgjigje që mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e mijëra fëmijëve.
Kontributi i studiueses shqiptare vlerësohet si një tjetër shembull i suksesit të të rinjve shqiptarë në universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme ndërkombëtare.
/gj.m/r.e/a.f/