Mbi 70 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në Bangladesh

Të paktën 70 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitja e dherave, në një rajon juglindor të Bangladeshit, pas tri ditësh me shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe dëmtime në infrastrukturën e transportit, njoftuan autoritetet vendase.
''Forcat ushtarake u dislokuan në rajon, për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në zonat e prekura, në rajonin malor Citagong'', deklaroi kryeadministratori i distriktit, Sirajul Haq Khan, i cili theksoi se bilanci i viktimave mund të rritej.
Sipas Khan, të paktën 26 persona nga mbetur të vdekur gjatë rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjeve përreth zonës në Citagong dhe në distriktin Cox Bazar .