GDN'ja do të jap vlerësimin pozitiv për Kosovës

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mërkurën, Thaçi ka thënë se ky sukses bazohet në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
“Tani jemi në prag të vlerësimit nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën. Kjo do të ndodhë më 2 korrik në Vjenë. Jemi të bindur se vlerësimi ndërkombëtar do të jetë shumë pozitiv për Kosovën dhe ky vlerësim bazohet në suksesin e përbashkët të të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.
Për më tepër, ai ka shtuar se duke u bazuar në implementimin e plotë të dokumentit të Ahtisaarit si bazë për shpalljen e Kosovës së pavarur.
Sipas tij, ky proces po përfundon më 91 njohje të Kosovës.
Shefi i Qeverisë, ka thënë se do të jetë një vlerësim i mirë për qeverisje të mirë, efikase, për rend dhe ligj, për reforma demokratike, për respektimin afirmativ të të gjitha komuniteteve. Prandaj, sipas tij, Kosova merr pjesë në këtë takim të 2 korrikut me shpresën për vlerësimin e merituar.
Gjithashtu, ai ka thënë se do të ketë punë gjatë kësaj vere, pasi që kërkohet të përmbyllet ky proces.
“Do të kemi punë edhe gjatë verës në mënyrë që të mbyllet së implementuari e tërë pakoja dhe pastaj në shtator të merret vendimi”, ka theksuar ai.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar janë miratuar Projektligji për veprimtari kërkimore, shkencore, inovacion dhe teknologji. Gjithashtu, është miratuar koncept-dokumentin për projektligjin për krijimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor dhe koncept-dokumenti për hartimin e projektligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjithashtu, është miratuar kërkesës së organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare, për protezat e invalidëve të luftës, mbulimin e shpenzimeve për rehabilitimin e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së. Për këtë janë ndarë mjetet prej 1.6 milionë euro.
Është miratuar propozim-vendimi për shënimin e 22 korrikut si Ditë e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Është miratuar propozim-vendimi për shfuqizimin e akteve nënligjore të miratuara nga Qeveria dhe ministrat të cilat janë shfuqizuar 72 akte nënligjore.
Dhe në fund ka qenë propozim-vendimi për miratimin e listës së medieve përfituese të granteve nga Fondi për mbështetjen e medieve minoritare, multietnike dhe grupeve tjera të veçanta.