E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 90 të vdekur nga tërmeti në Italinë qendrore

Një tërmet i fuqishëm tronditi Italinë qendrore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 90 vetëve,  dhe duke bllokuar shumë të tjerë nën rrënoja. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm. Mijërave vetë, ndërkaq, kanë mbetur pa strehë.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni anuloi një vizitë në Rusi për të shkuar në rajonin e goditur. Ai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke u hapur rrugën fondeve qeveritare në përgjigje të krizës.

Departamenti italian i Mbrojtjes Civile thotë se tërmeti me fuqi 6.3 ballë e kishte epiqendrën pranë qytetit mesjetar L'Aquila, në lindje të Romës, në rajonin malor Abruxo.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se ndërtesat dhe banesat më të vjetra të ndërtuara me gurë u shembën si shtëpi prej kashte.

Ekipet e ndihmave po punojnë ndërkohë që vazhdojnë pasgoditjet, për të nxjerrë njerëz të varrosur nën rrënoja. //ad//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›