E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, 800 nxënës mësojnë në kushte të vështira

Shkolla 9-vjecare, “Besnik Syla” në Mamurras është drejt amortizimit të plotë. 800 nxënës të shkollës mësojnë në kushte të vështira. Godina është rikonstruktuar për hërë të fundit në vitin 1975 dhe që nga ajo kohë nuk është vënë më dorë. 

MAMURRAS- Afro 800 nxënës të shkollës 9-vjecare “Besnik Syla” në Mamurras zhvillojnë procesin mësimor në gëendje të mjeruar. Shkolla e cila mban numrin më të madh të nxënësve në këtë qytet, është drejt amortizimit të plotë. Dyert e klasave janë të dëmtuara, xhamat të thyera dhe në vend të tyre është vendosur plastmas ose copa dërrasash.

Shkolla është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 1975 dhe që nga ajo kohë nuk është vënë më dorë, për të përmirësuar sadopak gjëndjen skandaloze të shkollës.

Një rrezik i mundshëm për nxënësit janë prizat dhe celësat elektrike, jashtë cdo standardi teknik, por gjithashtu edhe tavani i shkollës në katin e parë i cili ka pësuar plasaritje.
Oborri i shkollës është i mbytur nga balta dhe nxënësit nuk mund të lëvizin lirshëm, dhe aq më tepër të zhvillojnë orët e kulturës fizike. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›