E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi viziten e Steinberg ne Tirane

Mund te themi pa frike se politika amerikane me ne fund filloi ta marre seriozisht krizen shqiptare. Deri me sot ka pasur nje diference te thelle mes detajeve me te cilet evropianet shihnin krizen shqiptare dh cektesise me te cilen diplomate amerikane apo zyrtare shetites te diplomacise se tyre shikonin kete krize.


Por nese e pershkruajme me nje fjali viziten e zevendessekretarit Amerikan te Shtetit z. James Steinberg mund te themi se ai ishte serioz dhe realist ne detajet qe preku gjate konferences se tij te shtypit per krizen shqiptare.


Ai mbeshteti qarte institucionet e shtetit shqiptar te akuzuara si puciste Presidentin dhe Prokurorine duke injoruar paranojat e Berishes per grusht shteti dhe po ashtu deinkurajoi perpjekjet e opozites per zgjidhje politike permes protestave.


Qendrime te tilla natyrisht i lene te pakenaqur te gjitha palet ne konflikt por kjo me sa duket eshte dhe qellimi i diplomacise amerikane ne keto momente.
Po ku duket evoluimi i qendrimit amerikan nga nje qendrim siperfaqesor tek nje qendrim realist dhe serioz ndaj krizes


Se pari mbeshtetja e forte per kryeprokuroren eshte shuplaka e pare e forte mbi qeverine shqiptare dhe vecanerisht kryeministrin Berisha i cili e ka objekt te perditshem sulmi politik dhe verbal.


Duke qene haptazi dhe pa doreza ne anen e shoqes apo lavires se Bulevardit sic e perkufizon Berisha SHBA kane mbajtur nje qendrim te forte kunder kryeministrit dhe shumices se tij ne lidhje raportet e tyre me institucionet ne vend.
Mbeshtetja e hapur ndaj presidentit eshte shuplaka e dyte mbi Berishen.


Duke qene se Berisha e ka konsideruar Topin pjese te asaj qe ai vazhdon ta quaje nen ze puc shteti SHBA kane bere praktikisht diferencen mes Topit dhe Berishes ne kete rast. Pra e thene me shkoqur nese per nje moment do ta konsideronim Berishen njeri normal ne ato qe thoshte SHBA u kane dhene mbeshtetjen pucisteve qe jane ne krye te shtetit.


Dhe kjo nuk eshte pak ne nje vend ku per me shume se nje muaj ne po perjetojme nje realitet paranojak te shpikur nga kryeministri per te mbuluar pergjegjesine per kater qytetare te pushkatuar prej tij.


Nje qendrim i ri i diplomacise amerikane ishte pikerisht fokusimi tek kater te vraret. Ndryshe nga gjuha e drunjte e ambasadorit te SHBA ne Tirane Zevendessekretari Amerikan i Shtetit z.James Steinberg e nisi fjalimin me kater te vraret dhe nuk beri simetri mes dhunes se protestuesve dhe humbjes se jetes se kater qytetareve.


Ai beri thirrje tu lihet kohe hetimeve dhe te respektohet vullneti i prokurorise per te hetuar duke e vene keshtu ne pozite te veshtire Berishen i cili po perpiqet te mbivendose pergjegjesine e dhunes se protestuesve mbi pergjegjesine e vrasjes se kater
protestuesve.


Zevendessekretari Amerikan i Shtetit z. James Steinberg po ashtu ka shigjetuar Berishen per debatet vulgare ne Kuvend duke bere thirrje per debate te kulturuara te cilat sipas tij i sherbejne interesave afatgjate te shqiptareve.


Nese i hedh nje sy takimit mes Berishes dhe e zevendessekretarit Amerikan te Shtetit z. James Steinberg shihet qarte qe Berisha u eshte larguar ne deklaraten e tij qendrimeve per te cilat SHBA nuk ka dhene mbeshtetje per te dhe eshte fokusuar tek mbeshtetja simbolike qe SHBA do te jape per vazhdimin e zgjedhjeve apo tek vazhdimi i keqperdorimit te qendrimeve te ambasadorit te SHBA duke e cituar ate si mbeshtetje e forte per qeverine.


Pra ne nje fare menyre zyrtari i larte amerikan ia ka bere te pamundur Berishes perdorimin e vizites se tij si mbeshtetje per ate cfare ai ka bere qysh prej 21 Janarit. Ai ka takuar dhe mbeshtetur gjithe aktoret shteterore te akuzuar prej tij si puciste.


Ne anen tjeter zyrtari i larte amerikan eshte treguar po kaq i kujdesshem me opoziten me qellim qe kjo te mos keqperdore qendrimet e tij.


i ka denuar vrasjet ne Bulevard por eshte perpjekur te mos heqe paralele me situaten demokratike ne vendet e Magrebit per te mos inkurajuar permbysje politike permes demonstratave.


Duket qarte se zyrtari i larte amerikan ka nxitur Ramen te hyje ne zgjedhje lokale dhe pas kesaj te shikohet mundesia per zhvillime te reja politike ne varesi te asaj se cfare do te ndodhe me zgjedhjet.


Kjo natyrisht le te pakenaqur opoziten dhe mbeshtetesit e saj te cilet e shikojne zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme por nga ana tjeter eshte e pakuptimte qe nje zyrtar i larte amerikan te vije ketu dhe te caktoje daten e zgjedhjeve. Ne deklaraten e tij para gazetareve ne Rinas Steinberg e tha qartazi se ajo eshte detyre e politikes shqiptare dhe popullit shqiptar.


Une mendoj se brenda kuadrit udheheqesit dhe qytetaret e Shqiperise mund te bejne zgjedhjet e tyre qe do te ndertojne nje te ardhme me te forte... tha ai.
Pra nese mund te flasim per nje qasje me serioze dhe realiste te qendrimit amerikan ndaj krizes duket se eshte arritur.


Tre nga kater zyrtaret qe ai takoi jane pucistet u fokusua tek vrasja e qytetareve nuk beri perkufizime apo deklarata kunder zgjedhjeve te parakohshme por e la ate ne vullnetin e paleve si dhe beri qortime publike per vijen e ashper te opozites cka do te ishte normale dhe ta bente.


E gjithe jo eshte dukshem e ndryshme nga deklaratat e derisotme te ambasadorit Arvziu apo dhe te ndonje zyrtari tjeter amerikan gjate diteve te nxehta te krizes. Lajm me i mire ketu eshte se tani po merren seriozisht me ne. Kaq mjafton. Ndonje gje duhet ta bejme dhe vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›