Derrat qe kemi mbi krye
Ende pa u mbushur nje muaj nga futja ne dh e kater shqiptareve te ekzekutuar brutalisht nga nje bande e armatosur qe u udhehoq nga Lulzim Basha dhe u inspirua nga Sali Berisha bande qe vetem per arsye konvencionale ne njesoj si vendet e qyteteruara e quajme Garde e Republikes u beme deshmitare te nje manifestimi kundra dhunes te ekzekutuar nga po e njejta strukture me te njejtin inspirim. Nje manifestim qe permbante gjithe batarene e dhunes qe nje fjalor pushtetari mund te permbaje.
Ai nga tribuna e shtrenjte qe paguhet me parate e atyre qe u qelluan me plumba me 21 Janar i foli subjekteve te tij kujtojme qe Kryeministri eshte sherbetor i gjithe popullit e jo vetem i Partise Demokratike nderkohe qe perfoli ata qe protestojne ndaj tij duke i konsideruar morracake kokepalare puciste etj.
E pasi mbaroi me ata qe kane dale qe pas 21 Janarit e kendej ne shesh per te kerkuar doreheqjen e tij u kthye nga ata qe kishin dale sheshit per ta pershendetur duke i konsideruar paqesore njerez te emancipuar patriote etj.
Per kedo qe ka lexuar dy rreshta apo ka mjaftueshem bagazh historik dhe logjik kjo eshte nje sjellje tipike diktatoriale fashiste.
Pikerisht kete bejne lideret fashiste ata mundohen ta ndajne arbitrarisht e simbolikisht shoqerine ne dy pjese duke kundervene njeren ndaj tjetres e me pas duke ushtruar terror mbi pjesen e pambrojtur e duke i garantuar mbeshtetesve te regjimit mbrojtje dhe lavdi.
Kjo vazhdon deri sa te mbizoteroje terrori dhe gjithe populli mbeshtetes apo jo te jene subjekte te te njejtit terror.
Pas 21 Janarit regjimi i Berishes konfiguroi shpejt e shpejt nje shpure intelektualesh e opinionistesh te pavarur te cilet me fytyra te mallengjyera dolen ne ekranet e televizioneve duke perdorur shprehje melhelmi per dhunen dhe guret e perdorur nga protestuesit por pa nxjerre asnje fjale per armet e Gardes.
Jam kurioz ti bej nje pyetje kesaj kategorie elitash ne vitin 90 cilen konsiderojne dhune guret e hedhur nga studentet apo fjalimin e Ramiz Alise ku proklamohej qe dhe bar do hame por socializmin nuk e tradhtojme. A mbani mend qe dhe ne ate kohe ne Shkoder u vrane protestues
Po aq ne menyre te zellshme regjimi me parate e Aleksit Ziverit Faikut e Hekuranit krijoi nje organizate te shoqerise civile te perbere nga ish te rinj qe shpejtuan te nxjerrin spote ku denojne dhunen e protestuesve. Asnje spot ne denim te vrasjeve barbare te atyre qe paradoksalisht edhe pas vdekjes po paguajne per keto spote Turpi i mbetet ketyre por paaftesia per te vepruar mbetet e jona.
Sigurisht pati dhe nga ata pas 21 Janarit qe nen ze i denuan vrasjet por qe me ze te larte bertiten qe keto protesta u organizuan nga opozita e per kete arsye ne nuk do ti mbeshtesim.. Do te isha shume kurioz te vazhdonte deri ne fund ky lloj logjikimi sa per ta pare se si perfundon. Mos valle kjo duhet kuptuar keshtu per sa kohe i organizon protestat opozita eshte ne rregull te vrasesh njerez
Por mes regjimit pati edhe te penduar njerez qe neper kafene ne menyre private deklaronin qe ndoshta qeveria nuk kishte vepruar mire por ata nuk mund te distancoheshin nga ajo sepse ne te kundert nuk do kishin me para te benin pushimet e deshiruara ti dhuronin bashkeshorteve dhuratat e shtrenjta e ti siguronin femijeve te tyre shkolla private ne Perendim
Pra kjo do te thote qe sa kohe familjet tona jane mire atehere asnje problem nuk ka ti marrim buken atyre qe ishin ne shesh pastaj ti marrim te ardhmen e pastaj perfundimisht jeten per te siguruar mireqenien tone
Arsyetimi duket logjik ne privatesine e meskinitetit tone anipse publikisht nuk pranohet asnjehere. Por nuk ka nevoje te pranohet ne shtepite tona ne e dime mire qe duke ua marre buken femijeve te Faikut e Ziverit nje tjeter femije drejtori ka blere lodren e deshiruar.
A eshte kjo dhune me e tmerrshme se guret e hedhur ne Kryeministrine qe sic na mesohet nga librat eshte e Aleksit Ziverit Faikut e Hekuranit me shume se sa e Sali Berishes
A eshte po aq i dhunshem fakti qe familja Berisha eshte sot aq e pasur sa fare mire mund te rreshtohet me familjet e Mubarakeve dhe Gadafeve te botes nderkohe qe Shqiperia lundron ne varferi kete e pranojne jo vetem anti-berishianet por dhe ata qe folem me lart te paanshmit e te paangazhuarit.
A do te ishte kjo nje arsye e mjaftueshme qe Berisha neser te mos ishte Kryeminister e te kalonte menjehere ne hetim A do te ishte nje arsye e mire qe njerezit te ishin sot te inatosur perpara zyrave te ketij neo-diktatori fashist
Po fakti qe biznespartneri i Berishes Ilir Meta pasi vjedh parate e shqiptareve dhe nderton vila ne kater anet e vendit i drejtohet njerezve qe nuk e durojne dot kete vjedhje si kokepalare a eshte kjo dhune
A duhet qe une dhe te tjere qe nga pas nuk kemi as pushtet as polici ti bertasim ketij derri ne turinj se si po na vjedh ne mes te dites Ah jo me falni ndoshta fjala derrishte e tepruar karshi Ilir Metes qe vjedh te ardhmen time e qe me thote morracak kokepalare
Ai jo por une duhet te ruaj standardet e miresjelljes. Kerkoj falje sepse kjo eshte skizofrenia ku ky vend na ka katandisur. Ata drejtuesit e institucioneve mund te na vrasin masivisht ne Gerdec mund te na seleksionojne me snajpera ne bulevard mundet edhe te na drejtohen duke na quajtur horra morracake kokepalare e lavire.
Kurse ne JO ne duhet te respektojme institucionet qe na drejtohen ne kete menyre ti mirekuptojme ato sepse ne fund te fundit ata pushtetin per te ardhmen e femijeve te tyre e duan per asgje tjeter.
Une nuk jam militant i Partise Socialiste e aq me pak nje votues i saj une personalisht nuk do votoj me date 8 Maj e me shume gjasa nese konfigurimi politik eshte ky qe eshte as ne zgjedhjet e pergjithshme.
Bindjet e mia nuk jane sot te perfaqesuara nga partite ekzistente politike. Por mos qofte e thene qe ky fakt te me mbaje mua larg se bertituri per te cuar ne gjyq Fatmir Mediun qe vrau 26 ne Gerdec. Te me ndjeje dhe Ambasadori Amerikan por ne cdo moment te jetes time do mendoj e do veproj qe si e si Lulzim Basha te shkoje para gjykates e te denohet per kater te vraret ne Bulevard se si e si Berisha dhe Meta te paguajne deri ne nje gjithe vjedhjet dhe shitjet qe i kane bere Shqiperise.
Askush nuk duhet te ndalet e te mendoje dy here kur eshte puna per te luftuar kundra instalimit te nje diktati qe i perjashton te pushtetshmit nga perballja me drejtesine ashtu sikurse te gjithe duhet te ndalen nje moment e te reflektojne qe Shqiperia me shume se kurre ka nevoje per njerez te guximshem qe te perballen pa frike me pushtetin e sotshem qe neser te jemi vigjilente per mos instalimin e nje pushteti te ngjashem. Une nuk kam nevoje te pres zgjedhjet qe te behet drejtesi une drejtesine e dua TANI sepse drejtesia eshte e imja jo e politikes e popullit jo e pushtetareve.
Trupi im fizik eshte ne dispozicion te bindjeve te mia politike dhe sociale e do jete aty per cdo dite duke punuar e bertitur kundra ketyre padrejtesive kunder institucioneve qe sot jane te individeve dhe duhet ti kthehen Shqiptareve.
E jo sic thote Arvizu me klikime ne facebook por sic na meson historia me prezence ne shesh. Sepse trupat e karbonizuar te Gerdecit e ata te vraret ne 21 janar jane baballaret nenat motrat e vellezerit e te gjitheve ne.
Te rezistojme deri ne fund duke refuzuar kete bande kriminelesh dhe hajdutesh deri sa drejtesia te vije ne vend e ky shtet te zbrese qe nga vilat luksoze te Metave e Shkelzenrave per ti perkitur atyre qe u takon pra popullit qe per ti siguruar derrave kete mireqenie eshte transformuar ne kokepalare e morracak.