Mbi zhvillimet ekonomike në Serbi
Shumë shqiptarë e mbajnë mend makinën ekonomike të prodhuar nga Jugosllavia e dikurshme të quajtur “Yugo”. Ishte një lloj
“Wolksvageni” komunist, që synohej ta kishte çdo familje e sllavëve të jugut në oborr. Fabrika e Kragujevacit në Serbi, që e prodhonte dikur, sot i ka harruar. Tashmë nga furrat e saj dalin "Fiat 500L", ku janë punësuar tre mijë punëtorë. Para disa ditësh, një anije zbarkoi në Amerikën e Veriut ngarkesën e saj të parë "Made in Serbia", prodhim i Kragujevacit.
Por nuk është dallëndyshja e vetme. Sipërmarrje italiane, franceze apo gjermane po hapin përfaqësitë e tyre në Serbi. Uzinave të kohës së Titos po u hiqet grasoja, apo kruhet ndryshku dhe vihen në punë. Teknologjia e gjërave të thjeshta do dekada të ndryshojë. Krahu i punës i kualifikuar dhe me çmim relativisht konkurrues për tregun europian, e bën ndjellëse Serbinë. Kur kujton uzina të tëra shqiptare të shitura për skrap, makina metalprerëse suedeze të shitura me kile në Mal të Zi, nuk ka si mos dyshohet se ideuesit e "Çekut të Bardhë" janë fajtorë për më shumë se mosdija.
Universiteti i Beogradit nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm kur ishte lider në Ballkan. Luftërat sjellin varfëri e korrupsion dhe kjo nuk përjashton as sistemin arsimor. Por të rinjtë që donin t'i shpëtonin rekrutimit u shkolluan në Perëndim dhe tani po kthehen në vendlindje. Qendra programimi informatik, call center, gjithçka ka lidhje me teknologjitë masive moderne, po mbijë si kërpudhat pas shiut. Krahasuar me Shqipërinë, Serbia ngjan me Eldoradon. Pavarësisht premtimeve të qeverive shqiptare, i riu shqiptar i shkolluar në Perëndim kur është kthyer, është përballur me sistemin levantin të administratës dhe biznesit shqiptar, duke i thyer aspiratat.
Kompania e sapokrijuar "Air Serbia" nënshkroi marrëveshje me "Etihad Airlines" të Emirateve të Bashkuara Arabe, për zhvillimin e saj, me aksione 49 me 51 % në favor të shtetit serb. Kryqëtarëve të dikurshëm orto-doksë të luftërave Ballkanike nuk u bën përshtypje të marrin paratë e myslimanëve të Gjirit Persik.
Sipas të dhënave të Zyrës së Bashkimit Europian në Beograd dhe të Bankës Kombëtare të Serbisë, investimet direkte të huaja në Serbi për periudhën 2005-2012 janë afërsisht 15 miliardë Euro. Kush mendon se janë investime nga "vëllai rus", gabohet. 76 % e tyre janë me origjinë nga vendet e BE-së. Për të njëjtën periudhë, Shqipëria ka thithur vetëm 4 miliardë investime të huaja, po t'u besosh deklaratave të qeverisë shqiptare, të paverifikueshme nga burime të dyta.
Mbahet mend në vitin 2006 teoria shqiptare e shitjes së pasurisë me "1 Euro" për investitorët e huaj. Synimi i deklaruar ishte që të huajve, t'u ofrohej tokë apo ndërmarrje të kohës së komunizmit, për t'i rizhvilluar. E cila iniciativë, përfundoi në fiasko. Në të kundërt, në Serbi, çmimi i tokës bujqësore është trefishuar dhe është në rritje për shkak të investitorëve që shtohen atje në fushën e agrobiznesit dhe industrisë së lehtë.
Në territorin e Serbisë do kalojë gazsjellësi "SouthStream", që do furnizojë një pjesë të mirë të Europës Jugore dhe Qendrore. Megjithatë, po luftohet nga qeveria serbe edhe për kalimin e linjave të tjera. Synimi është diversifikimi i burimeve dhe shmangia e varësisë. Serbia nuk ka dalje në det, por po përpiqet ta shfrytëzojë pozicionin e saj në mes të Ballkanit, për t'u shndërruar në nyje të interkonjeksioneve rrugore dhe energjitike.
Kur President i Serbisë u zgjodh pasardhësi i krahut më radikal të politikës serbe dhe kryeministër, ish-zëdhënësi i Millosheviçit, u supozua se Serbia u rikthye në ciklet vetëshkatërruese të nacionalizmit. Por një aksiomë thotë se nacionalistët ashtu siç dinë të bëjnë luftën kanë edhe guximin të nënshkruajnë paqen. Një Serbi e rrënuar ekonomikisht nga luftërat ndërjugosllave dhe me imazh demoniak në mbarë botën, sot, është bërë një Mekë e biznesmenëve që duan të investojnë në Ballkan. Krah punëtor i kualifikuar, administratë eficiente dhe profesionale, edukatë pune dhe ambient mikpritës, janë çfarë kërkon paraja e huaj, të cilat Serbia është në gjendje t'i ofrojë.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)