Mbidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, diskutohet riorganizimi

Partia Socialiste mban sot mbledhjen e radhës të Asamblesë Kombëtare. Në këtë mbledhje do të diskutohet ecuria e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në gjithë vendin. Gjithashtu do të bëhet edhe një bilanc i detyrës së lënë për shtimin e anëtarësisë me të rinj dhe të reja. Asambleja do të informohet në lidhje me përfundimin e procesit të riregjistrimit të anëtarësisë së PS-së në të gjithë vendin, një proces që do të sjellë dhe krijimin e një database për ta përdorur më pas për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS-së do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, kjo për faktin se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral. Mledhja pritet të hapet nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe më pas do ketë një raport të sekretarit organizativ Blendi Klosi. Ndërkohë Ilir Beqja do të diskutojë për programin, ndërsa Erjon Veliaj do të informojë për rininë dhe organizimin e FRESSH-it.