E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbidoza e panjohur 8 vjet përpara vdekjes

 Tetë vite përpara vdekjes, fëmijët gjetën Micheal Jackson pa ndienja në dysheme, si rrjedhojë e një mbidoze.

Fëmijët e vegjël të këngëtarit, Prince dhe Paris, ishin vetëm katër dhe tre vjeç, kur panë babain e tyre në atë gjendje të mjeruar, në një suitë hoteli në vitin 2001.

Kjo histori u bë publike këtë të mërkurë, nga ish-truproja i këngëtarit, Micheal la Perruque, i cili i kreu këngëtarit frymëmarrje artificiale, deri në mbërritjen e urgjencës.

Më pas, Jackson ishte dërguar në spital dhe kishte marrë veten brenda pak kohe, ndërsa ngjarja ishte mundur të mbahej e fshehtë nga vëmendja e medias./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›