E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikqyrja e falimentit të biznesit, MD ngre autoritetin

Për herë të parë sistemi i drejtësisë do të ketë një agjensi të mbikqyrjes së falimetit. Arsyet pse është krijuar ky autoritet i ri pranë Ministrisë së Drejtësisë është ndihma ndaj biznesit. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, mori pjesë në liçensimin e 17 administratorëve të rinj të falimetit, ku u shpreh se tashme nuk do të kemi më gjyqe që zgjasin pafundësisht për procesin e shpalljes së falimetit nga bizneset apo kompanitë.
 

Krijimi i kësaj agjencie është një pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi. Tanimë do të eliminohen ekspertët kontabel, të cilët merreshin me procedurat e falimentimit dhe vendin e tyre do marrin administratorët e falimentit.Ata do bëjnë shqyrtimin e menjëhershëm të dosjeve të bizneseve që shpallin falimentit dhe brenda pak kohësh do të merret një vendim për mbylljen përfundimtare të tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›