E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbillen rreth 2300 fidanë pishe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta iu shtuan në fundjavë edhe 2300 fidanë pishe.

Aksioni për mbjelljen e fidanëve u zhvillua nga bashkia Divjakë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier dhe Vullnetarët për Atdhe të Pastër.

Blerja e dy mijë fidanëve u sigurua nga shitja e librit-album, “Divjakë Karavasta Thesari Natyror i Klasit Botëror të Shqipërisë”, i autores Marianne Graf.

Përveç mbjelljes së pemëve u mblodhën dhe 20 thasë me mbeturina, që ndodheshin në mjediset e parkut.

Në zonat e mbrojtura në vend vitet e fundit vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja. Këto zona janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

1 nga 12

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›