E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbingarkesa, gati grafiku i ri i kufizimeve

Javen e ardhshme pritet te rikthehen serish kufizimet e energjise elektrike. Shkak per kete situate eshte bere rritja konsumit te energjise per shkak te uljes se ndjeshme te temperaturave. Per te eliminuar problemet qe mund te vijne nga mbingarkesa e rrjetit, mesohet se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te hartoje nje grafik te ri te kufizimeve te energjise elektrike. Kryesisht oraret e reja te mungeses se drites do te jene te perqendruara ne oret e pikut, gjate mbremjes, ku edhe ngarkesa eshte maksimale. Megjithate, pavaresisht kesaj situate, mesohet se kufizimet e reja te energjise, qe do te aplikohen, nuk do te jene me te thella se 2 ore, kjo te pakten gjate orarit te pikut. Nderkohe qe nuk dihet ende nese do ta aplikohen serish kufizime te energjise gjate orarit te paradites, si dhe sa do te zgjasin ato.
Pavaresisht se konsumatoret paten energji te bollshme ne shtepite e tyre ne mbyllje te vitit qe shkoi, kjo nuk do te thote qe situata do te zgjase edhe per nje kohe shume te gjate. Nje arsye kryesore qe kercenon situaten e qete dhe te stabilizuara eshte pikerisht rritja e thelle e konsumit ne keto dite. Ne keto kushte, edhe pse pak dite me pare KESH deklaroi se akoma nuk eshte krijuar nje skeme per nderprerjet e reja per kete vit dhe se deri tani do te vazhdohet te procedohet me kufizimet e pakta, nisin te shfaqen problemet.
Sipas te dhenave me te fundit, konsumi i energjise arrin ne rreth 23 milione kwh ne dite. E gjithe kjo sasi energjie po perballohet ne masen 14.9 milione kilovat/ore ne dite nga prodhimi vendas dhe rreth 7.7 nga importi. Por nga ana tjeter, prodhimi i energjise ne kuota maksimale ka ndikuar ne uljen e nivelit te ujit ne liqenin e Fierzes. Sipas te dhenave nga KESH, niveli i ujit ne Fierze eshte 281.97 metra, ndersa renia ditore e nivelit te ujit eshte 8 centimetra. Por qe, gjithsesi, edhe pse niveli i ujit ne liqenin e Fierzes ka nisur te ulet perseri, Fierza tashme eshte larg pikes kritike dhe e gjitha kjo fale reshjeve te muajve te fundit. Pervec hidrocentralit te Fierzes, e njejta situate paraqitet edhe ne dy hidrocentralet e tjera, ate te Komanit, ku niveli i ujit eshte 171.81 metra dhe prurjet anesore jane 50 meter kub ne sekonde, ndersa ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte 73.96 metra.

Te dhena:
281.97 metra Fierza
176 m3/sek prurjet e ujit
8 cm renia ditore
171.81 metra Komani
50 m3/sek prurjet e ujit
73.96 metra Vau i Dejes
14.9 milione kwh prodhimi
7.7 milione kwh importi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›