S'ka referendum pa shkelje ligji
Drejtori i pergjithshem i Petroliferes, Gazmend Shalsi, u shpreh dje permes nje interviste per gazeten "Koha Jone" se "po manipulohen njerezit me informacione, qe realisht nuk jane absolutisht te verteta", ndersa ofron detaje mbi projektin dhe historikun e tij. Ai tregon se shoqeria PIA. sh.a. eshte pjesetare e nje grupi themeluar ne 1920, e cila ofron sherbime te logjistikes portuale. "Ky grup nuk tregton produkte me baze nafte, - thote Shalsi, - terminali i cili po ndertohet ne Vlore nuk eshte nje rafineri dhe nuk lidhet me asnje projekt tjeter. Objekt i punes se ketij grupi, qe eshte edhe njekohesisht tradita e Grupit PIA, eshte menaxhimi i porteve te specializuara, pra shkarkimi dhe magazinimi i produkteve ne maksimumin e profesionlizimit dhe sigurise". Kjo ka qene dhe fushata sensibilizuese e kesaj kompanie gjate ketyre diteve, kur me shume se kurre kane mbizoteruar protestat dhe kundershtimet rreth ketij projekti. Perfaqesuesit e kesaj kompanie kane ndenjur larg konflikteve dhe debateve. Ata fillimisht kane ndalur punen me date 27 dhjetor, diten e dyte te bllokimit te rruges, pasi nuk u lejuan mjetet e tyre te kalonin, per ta rinisur serish me date 4 janar, pasi policia zhbllokoi rrugen qe te con ne vendin ku ndertohen dy veprat e shumekundershtuara.
Kur eshte marre vendimi per ngritjen e Petroliferes?
Qeveria Meta ne vitin 2001 ka ndermarre nje studim per te percaktuar vendndodhjen e terminaleve dhe ka qene pikerisht kjo qeveri qe ka zgjedhur zonen e Vlores dhe ate te Porto Romanos ne Durres. Bashkia e Vlores ka vendosur qe zona e ish-Fabrikes se Sodes te kthehet ne zonen per ndertimin e terminalit te ri bregdetar, me 2003, me vendim te KRRT-se se Vlores, ratifikuar nga KRRTRSH-se po ate vit. Deri me 2004 nuk kishte asnje kundershtim per ndertimin e nje terminali te tille ne Vlore. Perkundrazi kishte entuziazem per pastrimin e zones se Sodes dhe per efektet pozitive zinxhir mbi ekonomine qe sjell me vete ky projekt.
Pse Petrolifera vendosi te investoje ne Vlore?
Qeveria ishte ne kerkim te kompanive per zbatimin e ketij projekti. Dhe Petrolifera u autorizua te negocioje propozimet e saj me 2004. Pas negociatave te gjata koncesioni u aprovua nga Kuvendi i Shqiperise me Ligjin nr. 9231 dt. 13.05.2004, i votuar nga te gjithe deputetet e zgjedhur te Vlores. Qeveria Berisha dha lejen e ambientit me 4.01.2007, ndersa lejet e ndertimit me date 22.05.2007, me shume vonese per shkak te nje problemi pronesie midis shtetit dhe disa personave private per nje parcele toke. Ndersa Petrolifera preferoi te prese deri ne dhenien e te gjitha lejeve pastaj te filloje punen.
Ku do te jene depozitat e naftes?
Depozitat do te jene te gjitha ne zonen e ish-fabrikes se Sode-PVC-se, 4 km ne veri te qytetit te Vlores. Nje vend pa peme e bimesi dhe per me teper i ndotur nga zhiva. Kjo zone dihet qe nuk eshte zone e pershtatshme per ndertime turistike, sepse eshte zone shume e ndotur nga merkuri, e rrethuar me mbeturinat dhe skeletet e ish-Fabrikes se Sodes, si dhe nga impianti i pastrimit te ujerave te zeza te qytetit te Vlores.
A ka lidhje me Parkun Energjetik?
Jo. Parku Energjetik ishte nje projekt i qeverise Nano, per terheqjen ne Vlore te disa investimeve te dimensioneve te medha ne fushen energjetike. Ky park u aprovua me nje vendim te KRRTRSH-se, e ndryshme nga ajo e Petroliferes, por pa projekte konkrete. Projekti i parkut u kundershtua shume gjate zgjedhjeve te vitit 2005 dhe u mblodhen firma per nje referendum kunder parkut energjetik. Qeveria Berisha respektoi kete vullnet dhe anuloi autorizimin e parkut energjetik me Vendimin nr. 2 dt. 22.05.2007. Pra, Petrolifera nuk ka asnje lidhje me Parkun Energjetik dhe ky i fundit nuk ekziston me.
Cfare do te beje Petrolifera?
Ajo eshte thjesht nje depozite per produkte te lengshme dhe nje port i specializuar. Sot hyjne ne portin e Vlores rreth 200 anije ne vit, mes tyre naftembajtese dhe gazmbajtese, te cilat shkarkojne ne portin bregdetar ne kushte te nje rrezikshmerie te larte. Ne te ardhmen, te njejtat aktivitete te ngarkim-shkarkimit te anijeve do te kryhen ne nje vend te specializuar, me te sigurt, te pajisur me mire, te vendosur ne nje zone industriale dhe jo ne qender te qytetit. Petrolifera do te zhvilloje aktivitetin e saj ne nje port te mbrojtur dhe ne magazine, pa kryer tregtim te mallrave.
A do te kete rafineri?
Absolutisht jo. Per te ndertuar nje rafineri te permasave mesatare duhen investime shume te medha dhe siperfaqe shume me te medha se kjo e jona. Petrolifera nuk i disponon keto mundesi dhe ky nuk eshte sektori i saj. Pervec kesaj, ekzistenca e shume rafinerive ne Mesdhe nuk e justifikon ekonomikisht realizmin e nje rafinerie edhe ne Shqiperi.
Per sa depozitat e saj do te punojne me nafte, a mund te thuhet se Petrolifera do te jete burim ndotjeje?
Jo, per disa arsye. Ketu nuk do te behen perpunime, por vetem magazinime te mallrave, ndersa terminali do te realizohet ne respektim te standardeve me te larta te sigurise. Porti qe ne po ndertojme eshte i mbyllur dhe teresisht i mbrojtur, dyshemeja e siperfaqes se punes nuk do te lejoje depertimin e ujerave te shiut, te cilat do te mblidhen dhe perpunohen ne impiant pastrimi. Terminali do te jete i pajisur me impiant modern automatik kunder zjarrit, si dhe me nje tjeter impiant per rikuperimin e gazeve. Tavanet e depozitave jane lundrues, qe nivelohen sipas siperfaqes se lengut qe do te jete brenda tyre, kjo jo thjesht per efekt mjedisor dhe ekologjik, por edhe ekonomik.
A ka lidhje projekti juaj me Tec-in?
Jo. Petrolifera eshte nje port i pavarur dhe jo nje vend prodhimi. Mund te shkarkohet nafta e Tec-it me sigurine me te madhe, por Tec-i ka preferuar te ndertoje nje strukture detare te re dhe te ndryshme nga e jona, me ne veri te portit tone. Ata kane parashikuar te ndertojne pontilin e tyre ne det.
Po me projektin AMBO?
As me kete. AMBO eshte nje tubacion qe transporton naften e paperpunuar dhe Petrolifera eshte shume e vogel per t'i sherbyer ketij projekti.
Po perse nje terminal ne Shqiperi?
Per te importuar me me shume siguri e me kosto me te ulet produktet e naftes. Te gjitha vendet e Adriatikut kane struktura te tilla, ne Greqi, ne Kroaci, ne Mal te Zi, ne Slloveni, ne Itali. Shume nga keto porte jane porte turistike te suksesshme ne te cilat te dy aktivitetet turistike dhe portuale bashkejetojne mjaft mire. Pastaj vlen per t'u theksuar se edhe ne vende si Valencia, Barcelona apo Costa Azzurra, qe kane nje reputacion te madh turistik, ekzistojne te tille terminale bregdetare, madje te permasave shume te medha.
Pse mendoni se njerezit kane frike nga Petrolifera?
Sepse eshte nje gje e re dhe e reja nuk eshte e lehte te pranohet. Nderkohe qe ka edhe persona, te cilet tregojne gjera te paqena mbi kete projekt. Te tjere kane interesa ekonomike personale ne fushen e naftes, te cilat bien ndesh me nje drejtim modern e te sigurt dhe ne respekt me ligjin, pra kane interesa qe te pengojne kete projekt.
Cili eshte qendrimi juaj ne raport me protestat e ketyre muajve te fundit?
Ne zbatojme ligjet. Ne Shqiperi demokracia perfaqesohet ne menyre indirekte, qe jane deputetet e zgjedhur nga populli. Jane pikerisht keta, qe i kthejne ne ligje mendimet dhe deshirat e te gjitheve. Ne jemi konform te gjitha ligjeve dhe nuk e pranojme referendumin.
Ju tremb referendumi?
Ne jemi me ligjin dhe te ligjshem, per kete s'kemi frike. Edhe nese behet referendumi, ai kerkohet per parkun energjetik. Petrolifera nuk eshte pjese e parkut energjetik. Ajo eshte veper e miratuar kohe me pare dhe e ndryshme nga parku energjetik dhe nuk ka logjike te jete pjese e referendumit. Kjo eshte arsyeja qe ne s'kemi frike.
Cfare fiton Vlora?
Vende pune. Sherbime per shume kompani lokale. Zhvillim ekonomik per shume aktivitete ndihmese, zhvillim te infrastruktures. Ne Vlore po behet nje investim 55 milione euro, pjese e te cilit eshte nje port modern, qe i mbetet Vlores. Vlores iu hoq zhiva nga zona e ish-Sodes Kaustike. Gjithe zona ku po ndertohet Petrolifera do te jete nje zone e zhvilluar, qe do t'u sjelle para dhe te mira materiale qytetit dhe banoreve te tij.