Homazhet për 21 janarin, Ambasada amerikane: Jini të kujdesshëm, gjithçka mund të ndodhë
Tiranë- Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë që të qëndrojnë larg tubimit përkujtimor për viktimat e 21 janarit, që do të organizohet nga Partia Socialiste në 1-vjetorin e kësaj ngjarje. Duke nënvizuar se edhe protestat paqësore papritur mund të kthehen në një tragjedi.
Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-ve se edhe demonstratat për qëllime paqësore mund të kthehen të dhunshme dhe të paparashikueshme Ju duhet ta shmangni tubimin nëse është e mundshme. Demonstratat në një qytet kanë potencial për të çuar në shtesë të personave në tubim ose përhapjen e demonstratave të tjera në të gjithë vendin. Jini vigjilent në vendbanimin tuaj dhe u kushtoni vëmendje raporteve të medias lokale në lidhje me të gjitha tubimet publike ose demonstrata të mundshme. Qytetarët e SHBA-së nxiten të ushtrojë kujdes të fortë nëse ndodhen në afërsi të tubimit, delaron Ambasada Amerikane.
Në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve thuhet se 21 janar tubime do të zhvillohen në çdo qytet të Shqipërisë ndaj qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Partia Socialiste Shqiptare ka njoftuar për mbajtjen e një tubimi publik ditën e shtunë, 21 janar 2012. Informacionet aktuale tregojnë se tubimi do të zhvillohet përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës Dëshmorët e Kombit përballë zyrës së Kryeministrisë si dhe në vende të tjera të qytetit. Partia Socialiste ka bërë thirrje dhe për tubime në qytete të tjera të vendit që do të mbahen në të njëjtën ditë.- thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës.
Ndërkaq në njoftimin e saj amabsada paralajmëron qytetarët amerikanë se ajo nuk ka informacine për të gjitha zonat ku do të zhvillohet tubimi.
Ambasada nuk ka informacione në lidhje me zonat që mund të preken apo me madhësinë e mundshme të këtij tubimi. Demonstratat mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin, thuhet më tej në deklaratën e Ambasadës.
Shkrime të tjera me interes:
- Protesta e VV-së, Ambasada amerikane: Qëndroni larg pikave kufitare me Sërbinë Prishtinë- Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë u ka bërë thirrje...
- Ambasada e SHBA : Të vazhdojnë zhvillimet pozitive Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje ka përshendetur...
- Ambasada PINK: Programi i PS-së na diskriminon Tiranë- Ambasada PINK/LGBT Pro Albania shpreh shqetësimin për mospërfshirjen e...