Mbjellja e patates në Kukës, fermerët me kosto shtesë dhe mungesë tregu

Arben Beqa e bën dy herë në ditë rrugën për te parcela në të cilën do të mbjellë tre dynym patate. Është sezoni i mbjelljes dhe përkujdesja për të përgatitur parcelën është maksimale.
“Gjatë të gjithë vitit mund të shkoj 50-60 here me traktor”, u shpreh fermeri, Arben Beqa.
Arbeni thotë se patatja e kësaj zone njihet për cilësinë dhe vlerat ushqyese. Por, edhe pse me këto cilësi të larta dhe vlera ushqyese. Me këtë çmim nuk arrin të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kostot apo për të shtuar sipërfaqen e tokës së mbjellë.
Thotë se konkurrenca në treg nuk e favorizon pataten e kësaj zone.
Gjithsesi, vit pas viti ka rënë ndjeshëm edhe numri i banorëve dhe krahu i punës në tërësi, duke u reflektuar edhe me tkurrjen e sipërfaqes së tokës së punueshme.
/rtsh.al/