Shkaktoi aksident me vdekje në Fushë Milot–Skuraj, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shkaktoi vdekjen e një kalimtari gjatë një aksidenti me mjetin që po drejtonte. Aksidenti ka ndodhur më 18 prill në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, ku humbi jetën shtetasi H. K., 81 vjeç.
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale, policia ndaloi shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Kurbin, i cili u identifikua si autori i aksidentit.
Gjatë veprimeve u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen”, i përdorur në aksident.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
/rtsh.al/