E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledh skrap humb jeten

Një shpërthim në vendgrumbullimin e skrapit në Librazhd i ka marrë jetën punëtorit Besnik Bala, 24-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur kthesa e Murrashit përgjatë aksit Librazhd-Elbasan, ku punëtori Besnik Bala po mblidhte skrap.

Fillimisht u dyshua se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një predhe, por ekspertët që shkuan në vendngjarje sqaruan se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombol gazi, të cilën punëtori ka qenë duke e prerë për skrap.

Policia e Librazhdit ka bërë ndalimin e pronarit të vendgrumbullimit të makinave të vjetra dhe skrapit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›