E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta Die Welt: Gjermania borxh Greqisë 95 mld $

ATHINE- Ndërsa në gjykatën e Hagës po shqyrtohet padia e Greqisë, mbi dëmshpërblimet që Gjermania duhet t’i paguajë asaj për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazeta gjermane Die Welt risjell cështjen, duke pranuar faktin dhe duke analizuar se dëmshpërblimi për dëmet, mund të ndryshojë situatën për ekonominë greke të goditur nga kriza.
"Shkatërrimi ekonomik nga regjimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore do të thotë se Gjermania ka borxh kompensime të konsiderueshme në Greqi," shkruan në numrin e saj të fundit gazeta gjermane Die Welt.
Në shkrim është bërë një analizë e çështjes së kompensimit gjerman për Greqinë, i cili nuk është vetëm ai që duhet të jepet për viktimat e shkaktuara nga nazistët.
Gazeta vë në dukje faktin, që "Rajhu i Tretë e detyroi Bankën e Greqisë për t’i dhënë Berlinit në atë kohë 476 000 000 marka, pas asnjë interes. E konvertuar në cmimet aktuale kjo shumë shkon në 14 miliardë dollarë dhe e llogaritur për 66 vjet nga mbarimi i luftës, borxhi arrin të paktën në 95 miliardë dollarë”, pranon gazeta gjermane.
Duke vijuar analizën e saj gazeta shkruan: "Vuajtjet që iu janë shkaktuar grekëve nga nazistët gjermanë janë të padiskutueshme dhe dhimbja njerëzore nuk mund të matet. Historianë të pavarur pajtohen unanimisht se të gjitha fatkeqësitë që pësoi Greqia pas pushtimit gjerman, po të maten në terma ekonomikë proporcionalisht me popullsinë e vendit, e vendosin Greqinë në vendin e katërt pas Polonisë, Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë".
Në fund të shkrimit thuhet se "Problemi megjithatë është se edhe njohja e pjesshme e këtij borxhi do të krijonte një precedent, që mund të çojë në kërkesa të mëdha."
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›