E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhesit e kanaceve gjejne pushke ne plehra

Vlore - Nje pushke pa fisheke eshte gjetur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme prane nje kazani plehrash ne lagjen "Pavaresia" te qytetit te Vlores. Kane qene persona, te cilet kontrollojne rendom te tilla vende per gjetjen e kanaceve, te cilet kane gjetur armen. Vendhedhja e mbeturinave ndodhet prane nje hoteli dhe Bankes Amerikane. Me te gjetur armen eshte vene ne dijeni policia, e cila ka mberritur ne vendngjarje. Sipas policise, behet fjale per nje arme zjarri pushke 20-she, M56. Agjentet verifikuan se pushka ishte ne gjendje pune, por pa fisheke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›