Kartemonedha false, kapen 3 adoleshente
POGRADEC - Tre te rinj nga rrethi i Pogradecit, jane ndaluar dje me akuzen e venies ne qarkullim te kartemonedhave te falsifikuara. Burime zyrtare te policise rajonale, thane dje, se jane ndaluar personat me inicialet A.P., 16 vjec , M.K., 18 vjec, qe te dy nga fshati Tushemisht i rrethit te Pogradecit, si dhe 19-vjecari Kristi Gusho nga qyteti i Pogradecit. Ndalimi i tyre u be pasi tre te rinjte i kane dhene nje shiteseje ambulante ne fshatin Cerrave te Pogradecit, 4 kartemonedha te prerjes 1000 lekeshe te falsifikuara. Tre te rinjte, sipas policise, i kane vene ne perdorim edhe me pare kartemonedhat e falsifikuara, por vetem ne kete rast jane kapur ne flagrance.