E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbledhja e Kryesisë së PD me dyer të mbyllura

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së PD-së. Ajo mbahet me dyer të mbyllura dhe se mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha në qëndrimet e para të tij ka deklaruar se nuk duhet drejtuar gishti këtu për rezultatin e zgjedhjeve por te vjedhja që i bënë Rama dhe Doshi.

“Nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.  Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore”, ka deklaruar Basha.

Deklarata e qëndrimi në mbledhje

Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provoj në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një HAJDUT tjetër më të madh, apo një ortak me të zotë te bandave dhe mafias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›