E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbardhet debati në Kryesi mes Kadillit dhe Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm!

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës së mbajtur nga Basha që ka kërkuar që gishti për humbjen e zgjedhjeve të mos drejtohet brenda në PD, mësohet se ka folur direkt Fatbardh Kadilli, i cili i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Bashës.

“Në PD ka ka njerëz të mirë, nuk je i pazëvendësueshëm je dorëheqjen e parevokueshme, drejtove çdo gjë dhe vetëm pa forume dhe në fushatën në zgjedhje nuk përfshive askënd. Problemet në zgjedhje nuk justifikojnë humbjen. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. E ndërtove opozitën me kauza të rastit, ishe i destinuar të dilje humbës”, mësohet të ketë deklaruar Kadilli.

Basha mësohet se ka deklaruar “Kjo fushate e provoi se ne edhe propogandës së tyre mund ti bëjmë ballë— ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë!  Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!  Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT! Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptaret”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›