E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë pas ndryshimeve, munguan Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu

Një ditë pas vendimit për ndryshime në qeveri, që u komunikuan mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00 pas mbledhjes maratonë prej 9 orësh, mes kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar, Kryeministri thirri paraditen e sotme mbledhjen e përjavshme të qeverisë.

Ministrat kanë qëndruar rreth 1 orë në mbledhje, por burimet konfirmojnë se kanë munguar ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk do të jenë më pjesë e qeverisë dhe do të ushtrojnë detyrën si të zgjedhur. Vendimet e marra pritet të zbardhen në orët në vijim.

Gazetare: D. Shkodrani  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›