E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e grupit i PS-së: Nga nesër takime me bazën

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar socialist. Mbledhja e cila u zhvillua me dyer të mbylluara në selinë rozë zgjati rreth një orë e gjysmë ndërkohë që grupi socialist ka vendosur se duke filluar që nga dita e hënë do të vijojnë takimet me bazën. Gjithashtu në mbledhje është diskutuar edhe performanca e deputetëve socialist dhe është vlerësuar puna e tyre në seancën e Kuvendit.
Ndërkohë pritet që deputeti i PS-së Namik Dokle në një konferencë për shtyp të paraqesë më saktësisht para mediave edhe vendimet që janë marrë në këtë mbledhje për qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste në ditët në vijim.
Ndërkohë ditën e djeshme kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita do të nisë sërish protestat edhe këtë herë ato do të shkojne përtej kufijve, dhe do të kenë synim largimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›