E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vendin e krimit, 24 orë më pas, ç'ndodh aty ku pengmarrësi

Gjithçka pas 24 orësh duket e qetë, sikur mos kishte ndodhur asgjë. Që nga vendi i hotel "Rogner" ku nisi ngjarja e deri te pengmarrja dhe arrestimi i personazhit të kësaj ngjarje Romeo Leka e lirimi i pengut të tij Lori Hatellari.
Kemi realizuar që të përshruajmë me detaje të gjithë rrugën që ka përshkruar pengmarrësi e deri në përfundim të operacionit të policisë së Tiranës dhe forcave RENEA.
Hapi i parë që ka bërë Roemo Leka, 25-vjeçari nga Lezha ka qenë në bankë.
Më pas patrulla e përgjithshme ka reaguar menjëherë pasi ka parë duke u larguar Lekën nga vendi i grabitjes.
Ka biseduar disa minuta me pengun e tij 19-vjeçaren nga Skrapari Lori Hatellari duke i siguruar asaj se nuk do ta qëllonte me pistoletën që mbante në dorë.
Por duke mos arritur që të largohej së bashku me pengun pasi ishin forca të shumta policie, më në fund nuk ka arritur të bëjë asnjë përpjekje.
E gjitha ngjarja është transmetruar live nga RTV "Ora News" dhe që fatmirësisht përfundon me arrestimin e autotit dhe lirimin e pengut dhe se tashmë pas 24 orësh, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›