E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për “Venezuelën”/ Guterres: I shqetësuar që e drejta ndërkombëtare nuk është respektuar

Vëmendja e faktorit ndërkombëtar duket se është vendosur në SHBA dhe Venezuelë, aty ku pak ditë më parë u realizua edhe rrëmbimi i presidentit Nicolas Maduro.

LEXO EDHE: Maduro përpara gjykatës/ Kush është 92-vjeçari që i është caktuar çështja e presidentit venezuelian

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, ka lexuar një deklaratë në emër të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Duke iu referuar veprimeve të SHBA-së në Venezuelë, Guterres thotë se është i shqetësuar që “rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar”. “Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Guterres. LEXO EDHE: “Na duhet patjetër”/ BE reagon pas deklaratave të Trump për Groenlandën: Mbrojmë parimet e sovranitetit kombëtar Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve venezuelianë të angazhohen në një dialog gjithëpërfshirës dhe demokratik, duke shtuar: “Unë mirëpres dhe jam i gatshëm të mbështes të gjitha përpjekjet që synojnë të ndihmojnë venezuelianët në gjetjen e një rruge paqësore përpara.” Ai shprehu gjithashtu shqetësim se operacioni i SHBA-së për të kapur Maduron në Karakas nuk respektoi rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›