E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e kryesisë së PD-së, më 23 maj zgjidhet kryetari i partisë

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Partia Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, sipas medieve, u vendos që më 23 maj të zgjidhet kryetari i partisë. Dy javë më vonë, më konkretisht më 6 qershor, është vendosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Kryesia ka vendosur si afat përfundimtar 30 prillin për zgjedhjen e kryesive të degëve të partisë. Gjithashtu kryesia e PD-së ka vendosur edhe ngritjen e një grupi pune për rishikimin e Statutit të PD.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›