E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e qeverise Rama reagon ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, ndaj deklaratës së Kryeministrit Berisha, bërë në mbledhjen e qeverisë. Për Ramën, kryeministri vazhdon të kopjojë programit e Partisë Socialiste me heqjen e TVSH-së për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar. Rama shkruan se kreu i qeverisë duhet të heqë taksën e biznesit të vogël, të heqë akcizën e naftës bujqësore, të pesëfishojë financimin për bujqësinë dhe të akreditojë universitetet. Sipas kreut të PS-së këto janë gjërat që duhet të bëjë Berisha deri në qershor, kur sipas tij, me votën e një shumice dërrmuese do mundësohet largimi i qeverisë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›