E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e ZAZ PS akuza Kolegjit Zgjedhor per vendim antiligjor

Partia Socialiste akuzon Kolegjin Zgjedhor se me vendimin e marrë një ditë më parë mbi caktimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, po vë në rrezik standardet e zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, deklaroi se trupa e re e Kolegjit po vijon me të njëjtën vendimmarrje të kritikueshme, si ajo e mëparshmja. “Ndarja e zonave të administrimit zgjedhor është çështje që i takon KQZ dhe nuk ishte çështje që i takonte Kolegjit Zgjedhor, ishte PD që kërkoi shtyrjen e vendimit përtej çdo afati. Natyra e vendimit të Kolegjit krijon precedentë të rrezikshëm për palët. Pasi me vendimi e djeshëm po tentohen te hidhen ne erë të gjitha vendimet kolegjiale për garantimi e zgjedhjeve. Kolegji Zgjedhor po vë në rrezik të gjitha standardet që politika ka arritur me konsensus. Ai po vijon praktikën e kolegjit të mëparshëm vendimet e të cilit u kritikuan nga ODIHR. PS do të vijojë të këmbëngulë në zbatimin e rregullave për nevojën e vendimmarrjes kolegjiale në KQZ. Sali Berisha i zënë nga paniku i humbjes së zgjedhjeve po vë në lojë çdo shantazh politik”, vuri në dukje Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›