E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e qeverisë, reduktohen telefonatat dhe udhëtimet jashtë shtetit

Në mbledhjes e së mërkurës Qeveria miratoi vendimin për disiplimin të përdorimit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012. Sipas këtij vendimi, parashikohet bllokimi i fondeve buxhetore që kishin adresë trajnimin e seminaret jashtë vendit, reduktimi i mbulimit të shpenzimeve të telefonave celularë, ndërsa ka kërkuar reduktimin e shpenzimeve të udhëtimeve jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme. Qeveria kërkon që reduktimi të kryhet nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve. Ndërkaq përjashtohen nga ky rregull fondet buxhetore, që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve në ato njësi të qeverisjes qendrore, në të cilat kryhet ky shërbim, blerjet e vogla emergjente, të cilat nuk janë objekt prokurimi.

1. Masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare të reduktohet 20%, për çdo përfitues sipas përcaktimeve të vendimit nr.864, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë”.

2. Çdo funksion në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në fund të vitit. Përjashtohen nga ky kufizim vendet e paplotësuara, për të cilat është realizuar konkursi, si dhe raste tepër specifike, për të cilat merret miratimi i ministrit të Financave.

3. Kërkesat për inicimin e akteve të Këshillit të Ministrave për miratimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore pezullohen.

4. Fondi i veçantë, i planifikuar në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nuk përdoret për veprimtari social - kulturore dhe shpërblime deri në datën 5 dhjetor 2012.

5. Shpenzimet për udhëtim e dieta jashtë vendit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, nëpërmjet minimizimit të udhëtimeve, përjashtuar ato të një rëndësie të veçantë dhe, vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror. Në rastin e pjesëmarrjes në konferenca apo aktivitete, për të cilat paguhet tarifë pjesëmarrjeje, merret paraprakisht miratimi i ministrit të Financave.

6. Trajnimet/seminaret/kurset jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t`u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, bllokohen.

7. Fondet buxhetore të papërdoruara deri në miratimin e këtij vendimi për trajnimet/seminaret/kurset, përfshirë këtu edhe trajnimet e ITAP-it brenda vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t`u mbuluar plotësisht apo pjesërisht me fondet buxhetore të miratuara për vitin 2012, të reduktohen në masën mbi 50% .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›