E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma e PS nesër te ligjet, Hoxha: Nuk do e votojmë

Nisma e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese mund të realizohet vetëm një herë në 100 vjet. Duke lënë të kuptohet se kjo iniciativë nuk do të kalojë në Kuvend, deputeti demokrat njëkohësisht anëtar i Komisionit të ligjeve, Fatos Hoxha thotë se një nismë e tillë është e papranueshme dhe s`mund të lidhet me heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Sa i përket emrit të Kryeprokurorit të ri, Hoxha thotë se kjo është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, ndërsa emri më i mirë për këtë post, thotë ai, është një personalitet mbi palët.
 

Ndërsa për sa i përket Kreut të KQZ-së, ku nga LSI është hedhur idea se ky post mund të merret nga kjo forcë politike, Hoxha thotë:
“Procedurat janë shumë të qarta në kodin zgjedhor dhe ne do tu përmbahemi këtyre prodedurave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›