Mbledhje qeverie, kryeministri Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim jashtë radhe qeverinë të enjten e 19 dhjetorit.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se po diskutohet në lidhje me buxhetin.
Nëpërmjet aktit normativ qeveria ka miratuar fondin për voton e diasporës me vlerë 500 milionë lekë edhe bonusi i pranverës për pensionistët.
Kujtojmë se më herët qeveria ka deklaruar se këtë vit, ku do të aplikohet për herë të parë votimi nga jashtë vendit, do të mbulohen 100% nga shteti, dhe se emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto.