Shqipëri-Kosovë “një” parlament, mbledhja e përbashkët zhvillohet në Prishtinë: Takim historik!

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës po mbajnë sot seancën e parë të përbashkët në Prishtinë.
Ceremonia nisi në 11 me himnet kombëtare të dy vendeve, ndërsa në sallë janë të pranishëm kabinetet qeveritare të udhëhequra nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. Gjithashtu po marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të të dy vendeve si dhe deputetët.
Pjesë e mbledhjes është edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në mbledhjen e përbashkët po merr pjesë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi. Seanca po udhëhiqet nga dy kryetarët e parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.