Mblidhen “madhështorët”, mungon Idrizi/Kthupi: Asgjë e re në atë koalicion, “Primaret” sollën figura po të vjetra

TIRANË– Për Rezart Kthupin nga “Djathtas 1912”, në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nuk ka asgjë të re.
Ai theksoi se emrat janë po ato, janë thjesht një riciklimi i figurave që kanë qenë aty prej shumë vitesh.
“Asgjë e re. Asgjë e re për shqiptarët asgjë e re madhështore për shqiptarët. Të ruajnë pushtetin e Skënderbeut B, Skënderbeu A është Rama”, tha ai.
Ai komentoi procesin e primareve të Partisë Demokratike, që për Kthupin ishte një proces që nuk solli asnjë risi. Sipas tij, votimi i primareve solli po të njëjtat emra dhe asnjë gjë ndryshe, nga ajo që presin demokratët.
“Nuk besoj, procesi i primareve kalcifikoi po të njëjtat figura të vjetra, që kanë pasur karrierë me disfata dhe fitore. Nuk ka risi, me përjashtim të pak emrave”, theksoi ai./abcnews.al