E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Veliaj“, vijnë avokatët amerikanë/ Joshua Roberts: Në paraburgim pa akuzë, në kundërshtim me ligjin

Një ditë para seancës për Erjon Veliajn në apel, përfaqësuesi i studios ligjore amerikane që asiston kryebashkiakun tha se ndalimi para gjykimit ndodh vetëm nëse i dyshuari paraqet rrezik për arratisje apo kërcënim për shoqërinë.

Avokati Joshua Robert tha se mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë.

“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer.

Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›