E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhen shefat e mbrojtes së Ballkanit, Nishani: Të bashkëpunojmë për sigurinë

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Duke folur në konferencën e 7-të të shefave të mbrojtjes së Ballkanit, kreu i shtetit u shpreh se siguria dhe mirëqenia e vendeve tona paqësore mbetet e ende e kërcënuar dhe rritet nevoja e bashkëpunimit, koordinimit të vazhdueshëm, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës.

“Sot vërejmë me krenari që rezultatet janë mbresëlënëse. Disa vende të rajonit janë anëtarë të denjë të NATO-s. Proceset integruese janë shtysa kryesore përecjen përpara të të gjithë vendeve tona. Integrimi euro-atlantik janë shtysat më të çmuara për integrimin e vendeve tona. Po të hedhësh një vështrim për sigurinë ndërkombëtare vihet re se kjo çështje ka marrë një dimension tjetër. Siguria e vendeve tona mbetet e kërcënuar dhe si rrjedhojë rritet nevoja e bashkëpunimit sidomos mes organizmave mbrojtës tha Nishani.

Kreu i shtetit theksoi më tej se terrorizmi mbetet një nga sfidat e rëndësishme për rajonin tonë dhe për mbarë botën duke shtuar se kërkohet një zgjidhje e përbashkët dhe e përballueshme për të gjitha vendet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›