E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Lezhe Presim nga ju mandatin e arte mandatin e peste

Kryeministri Berisha kërkoi nga qytetarët e qarkut Lezhë mandatin e pestë në zgjedhjet e 23 qershorit.
I pranishëm në inaugurimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor në Lezhë kreu i mazhorancës shprehu vendosmërinë e qeverisë për investime të mëtejshme në çdo zonë të vendit. 
“Jemi të vendosur për investime në infrastrukturë, duhet të ecim më shpejt drejt BE-së. Ju keni në dorë mandatin e artë, mandatin e 5 në Lezhë.  A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj, me votën e Kurbinit t’i lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera”, vuri në dukje Kryeministri Berisha. 

Rikonstruksioni i rruges Shenkoll – Tale – Hidrovor eshte ne vijim te investimeve te Fondit Shqiptar te Zhvillimit per nxitjen dhe zhvillimin e turizmit ne Qarkun e Lezhes. Ky  segment rrugor eshte vazhdimi I segmentit Lezhe – Rrile – Shenkoll financuar nga fondet e Bashkimit Europian dhe Qeverise Shqiptare ne vitin 2012.    Pas rikonstruksionit te rruges ne te dyja anet e rruges vihet re  nje zhvillim i konsiderueshem i bizneseve te turizmit kryesisht bare, restorante si dhe sherbime hoteliere  Nga ky investim perfitojne direkt banoret e fshatrave Barbulloje, Rrile, Shenkoll, Tale, Gryke Lume etj. Popullsia perfituese eshte rreth 9.500 banore.  Zona e Shenkollit njihet per aktivitetin e larte te saj bujqesor dhe blegtoral. Me ndertimin e rruges se re banoret do te kene mundesi, qe te rrisin produktet e tyre dhe ti tregtojne me lehtesi, si ne tregun e Lezhes ashtu  dhe pushuesve te shumte qe do te frekuentojne plazhet e zones.  Perpara investimit rruga ka qene e degraduar   me prani te madhe gropash, mungese kanalesh kulluese dhe sinjalistike, dhe ne pjesen me te madhe te saj me cakull. Pas rikonstruksionit rruga ka te gjitha parametrat bashkohore, me shtresat asfaltike, veprat e artit, bankinat, trotuare ne zonat e banuara, sinjalistiken e duhur etj.  Kjo rruge eshte realizuar ne kuader te nderhyrjes se FSHZH per lehtesimin e aksesit ne zonat turistike dhe bregdetare. Rikonstruksioni i saj ka bere te mundur qe bregdeti i Tales nje nder plazhet me te bukur te zones i cili ka qene i pa shfrytezuar si rrjedhoje e mungeses se infrastruktues, te frekuentohet gjeresisht jo vetem nga banoret e zones, por edhe nga qytetaret qe vijne nga rrethi i Kurbinit,  Mirdites, Tiranes, nga Kosova e me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›