E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mblidhet Bordi i Transparencës, rritet çmimi i naftës

Bordi i Transparencës është mbledhur këtë të enjte dhe ka ndryshuar çmimet e karburanteve. Sipas përditësimit më të fundit, nafta do të tregtohet me 187 lekë/litri,  nga182 lekë që tregtohej.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 185 lekë, nga 182  lekë/litri që tregtohej.

Bordi i Transparencës vendosi gjithashtu që gazi të tregtohet 75 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›